Shorti i Ligës së Kombeve, Duka “qan” Anglinë. Sylvinho: Grup shumë i vështirë, por i balancuar

Nga Erald Kodhelaj
9 Shkurt 2024, 16:35 | Futboll

Kombëtarja shqiptare mësoi kundërshtarët e edicionit të ri në Nations League. Në shortin e hedhur në Francë, goglat rezervuan edhe njëherë kundërshtarë të vështirë për kuqezinjtë.

E pozicionuar në Grupin 1 të Ligës B, skuadra e Silvinjos peshkoi Republikën Çeke nga vazo e parë, Ukrainën nga vazo e dytë dhe Gjeorgjinë e Kvaratshkelia-s nga vazon e fundit.

Të gjithë janë rivalë të një niveli të lart, por ashtu si ndodhi në kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria do të luajë me synimin që ta fitojë grupin.

Shortin e komentuan për mediat, tekniku Silvinjo dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Nuk do të jetë e thjeshtë, është një grup i vështirë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Kompeticioni në vetvete është i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, u shpreh Silvinjo.

Ndërkohë, Duka deklaroi: “Skuadrat e grupit B janë të gjitha skuadra të të njëjtit nivel. Mund të them që ndonjë skuadër është më e mirë edhe se te Liga A, si përshembull Anglia apo Çekia që janë të një niveli shumë të lartë. Kështu që nuk kisha ndonjë preferencë nga pikëpamja sportive, por nga pikëpamja e eksperiencave të reja do të doja të mos ishte Çekia, le të ishte një skuadër tjetër, qoftë edhe Anglia.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos