Në kryeqytetin e Francës, Paris është hedhur pasditen e së enjtes shorti për edicionin e katërt të Nations League.
Pjesë e shortit ishte edhe Shqipëria teksa kuqezinjtë që bënin pjesën në vazon e tretë të Ligës B, së bashku me Slloveninë dhe Irlandën dhe Malin e Zi. Goglat
Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 1 të Ligës B, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Një përsëritje e përballjeve me Republikën Çeke nga vazo e parë, ku u evitua Anglia, me çekët që edhe pse u dhuruam një leksion në tetor në Air Albania mbeten një kundërshtar i vështirë, ashtu si dhe Ukraina, që përpos problematikave të luftës ka dhuruar vitet e fundit futboll tërheqës dhe me elementë të spikatur.
Liga B:
Grupi 1
Çeki
Ukrainë
Shqipëri
Gjeorgji
Ndërsa, sa i përket Kosovës, dardanët ende në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, u shortuan në Grupin 2 të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe një mes Gjibraltarit dhe Lituanisë, skuadra që vijnë nga Liga D, dhe që do të përballen mes tyre në muajin mars për të vendosur se cila do të ngjitet në Ligën C.
(A2 Televizion)