Në Madrid nuk i kanë ofruar rinovimin, Kross mendon Serinë A

Nga Dea Kozma
8 Shkurt 2024, 18:07 | Futboll

Në Madrid nuk i kanë ofruar rinovimin, Kross mendon Serinë A

Nga merkatoja e dimrit, vëmendja tani është tek merkatoja e verës, ku disa prej yjeve të futbollit botëror do të dalin si lojtarë të lirë.

Toni Kross është njëri prej tyre. Madrilenët duket se nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë një kontratë të re gjermanit, për këtë arsye ka nisur interesimi nga klubet e tjera europiane. Juventus është një prej skuadrave që ka gati ofertën për lojtarin.

“Zonja e vjetër” është gati t’i ofrojë 10 milionë eurot në sezon neto dhe një kontratë për të paktën 2 vite.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe Krossit i pëlqën ideja e trensferimit të Torinos, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë detaj tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos