Shorti nuk është pika më e fortë e Italisë. Të kaltrit vazhdojnë të vuajnë fatin e keq me goglat, sepse edhe në Nations League janë pozicionuar në një “grup ferri”.
Skuadra e drejtuar nga Spaletti-t do të luajë në Grupin 2, aty ku si kundërshtarë ka Belgjikën dhe Francën. Ekipi i ardhur nga vazo e fundit është Izraeli.
Mjaft interesante edhe grupet e tjera. Kroacia do të jetë kundër Polonisë, Holanda ka mes rivalëve edhe Gjermaninë, ndërsa Zvicra e shqiptarëve do të ndeshet me Serbinë, në Grupin 4, aty ku kokë serie është Spanja. (A2 Televizion)