E kryer, Ernest Muçi te Beşiktaş për 10 mln euro

Nga Erald Kodhelaj
9 Shkurt 2024, 12:11 | Futboll

E kryer, Ernest Muçi te Beşiktaş për 10 mln euro

Ernest Muçi do të jetë lojtari më i ri i Beshiktashit. Sulmuesi kuqezi hedh hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në elitën e futbollit turk, te një prej skuadrave më të mëdha dhe më të njohura.

22-vjeçari ka arritur marrëveshjen për transferimin te bardhezinjtë, teksa do të përcaktohen edhe detajet e fundit të kontratës ndërmjet Beshiktash dhe Legias së Varshavës, përpara vizitave mjekësore dhe prezantimit.

Merkato e dimrit në Turqi nuk është mbyllur ende dhe orët e fundit po shfrytëzohen për afrime cilësore.

Muçi do të firmosë kontratë për 3 sezone e gjysmë në Stamboll, deri në vitin 2027. Nga shitja e sulmuesit, Legia do të përfitojë rreth 10 milionë euro, pasi shpenzoi 500 mijë euro për ta blerë nga Tirana në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos