Pas shortit, është zbardhur dhe kalendari që Shqiperia do të ketë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë do ta nisin në fushë asnjëanëse përballë Ukrainës pasi për shkak të luftës kjo kombëtare nuk i luan në shtëpi ndeshjet.
Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.
Në muajin tetor, Kombëtarja luan dy ndeshje në transfertë, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa dy ndeshjet e fundit të grupit Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi ndaj Çekisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)