Ndeshja me Elbasanin, Flamurtari kërcënon me ankesë në UEFA. Idrizi: Kusari na vodhi!

Nga Dea Kozma
9 Shkurt 2024, 16:46 | Futboll

Ndeshja me Elbasanin, Flamurtari kërcënon me ankesë në UEFA.

Tek Flamurtari nuk e kanë kaluar lehtë atë ndeshje me Elbasanin që me golin e anuluar në fund mund të siguronin 3 pikë nga ky takim.

Komisioni i disiplinës dënoi vlonjatët me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve si dhe dy zyrtare të klubit, Erion Dine dhe Andi Ribaj.

Tek bregdetarët tregojnë se nuk do e lënë me kaq. Në një bashkëbisedim me ish-futbollistë, zyrtarë dhe dashamirës të futbollit vlonjat, administratori i klubit Sinan Idrizi u shpreh se këtë çështje do e kalojë në Prokurori.

Ai kërkoi mbështetjen e deputetëve të Vlorës dhe kërcënoi se do të dërgojë ankesë në UEFA.  

Unë do bëj një kallëzim në emër të klubit Flamurtari në prokurorinë e Vlorë, nëse ata shikojnë elementë të veprës penale. Kusar është ai që vjedh qytetin dhe nuk ka vjedhje më të madhe për qytetin sesa kjo që po bën ky zotëri, pra shkatërrimi i kësaj marke. Për këtë pjesën e UEFA-s patjetër që do ta njoftojmë, se në këto kushte Flamurtari nuk tërhiqet nga gara, nuk diskutohet. Ne vritemi, humbasim luftën por nuk tërhiqemi. Unë nuk tërhiqem nga kjo histori. Dhe marrëveshje unë nuk bëj me asnjë, marrëveshja është me qytetin.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos