Java e 24 në Premier League u mbyll me suksesin e Chelsea, që vazhdon të trembet nga fantazmat e së kaluarës, por në fund arriti të kthehet te fitorja pas dy humbjeve.
Blutë e Londrës vuajtën ndaj Crystal Palace, që kaloi në avantazh me Lerma, në të 30-ën. Edhe pse dominoi në fushë, me 79% zotërim të topit, Chelsea nuk arriti të shënonte në pjesën e parë. Gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës, ku sulmi frontal u konkretizua nga dygolëshi i Gallagher në minutat 50 dhe 90, si edhe nga rrjeta e Enzo Fernandez në të 93-ën.
Me fitoren 3-1, Blutë janë të dhjetët në renditje, me 34 pikë të grumbulluara. Tashmë, zona e Kupave të Europës është vetëm 2 pikë larg. (A2 Televizion)