Këtë të martë rikthehet magjia e Champions league me ndeshjet e para të fazës së 1/8. Gjigandë të futbollit europian masin forcat për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit më tej.
Kampionët në fuqi të Manchester City udhëtojnë në Kopenhagen. Lajmi i mirë për trajnerin Guardiola është se nuk ka asnjë mungesë dhe do të luajë me formacionin më të mirë ndërsa tek danezët infermieria është e mbushur.
Jo më shumë se dy vite më parë, dy ekipet janë përballur me njëra-tjetrën në fazën e grupeve, ku dueli në Kopenhagen përfundoi në një barazim pa gola ndërsa në shtëpi, City i shkatërroi danezët me rezultatin 5-0. Takimi do të luhet sot në orën 21:00.
Në takimin tjetër të kësaj të marte, Real Madrid përballet me Laipzig që ka surprizuar disa herë në arenën e madhe të Champions League.
Rekordmenët e këtij kompeticioni mbeten favoritë në letër ndonëse në takimin e fundit që kanë luajtur bashkë , gjermanët i mundën 3-2 në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Championsit, 2 vite më parë.
Sa i përket organikës së dy skuadrave, Reali bën llogaritë pa Kurtua Militão , Alaba e Bellingam ndërsa në dyshim është Rudiger dhe NaÇo. Ndërkohë Laipzig vjen me formacionin më të mirë. Takimi luhet në orën 21:00. (A2 Televizion)