Kërcime për rekord, lartësi mbi 2,3 metër, Haaland si Cristiano Ronaldo

Nga Erald Kodhelaj
14 Shkurt 2024, 10:55 | Futboll

Kërcime për rekord, lartësi mbi 2,3 metër, Haaland si

Prej rikthimit nga dëmtimi i gjatë, Erling Haaland ka shënuar në vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura. Ylli i sulmit provoi të realizonte në portën e FC Kopenhagen, me një roveshatë fantastike.

Kërcim i jashtëzakonshëm pas një harkimi nga e majta, por tentativa ishte e pafat, pasi përfundoi pak centimetër mbi portë.

Për t’u vlerësuar gjesti atletik i sulmuesit norvegjez, që konfirmohet si një prej më të mirëve në rolin e tij.

Me fluturimin e tij këtë të martë, Erling Haaland përsëriti roveshatën ikonike në lartësi jonormale për njerëzit e thjeshtë, të realizuar nga Cristiano Ronaldo.

Kërcime për rekord, lartësi mbi 2,3 metër, Haaland si

Kur luante te Reali i Madridit, ylli portugez shënoi me roveshatë, duke arritur lartësinë 2 metër e 38 centimetër.

Haaland nga ana e tij nuk ishte me fat për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa arriti lartësinë 2 metër e 34 centimetër në kërcim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos