Gjithë vëmendja e futbollit shqiptar sot është te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana në Arenën Kombëtare.
Orges Shehi për herë të parë që kur mori drejtimin e demave, do të luajë kundër Tiranës, ekipit me të cilin fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.
Megjithatë, në konferencën për shtyp, durrsaku tha se nuk do të luajë për hakmarrje, por vetëm për 3 pikët e ndeshjes. Në kampin tjetër, trajneri Julian Ahmataj tregoi se në një ndeshje të tillë, motivimi është gjithmonë maksimal. Sfida luhet sot ne oren 19:00. (A2 Televizion)