Milan “hipotekon” kualifikimin, kuqezinjtë mundin Rennes me 3 gola në Europa League

Nga Dea Kozma
16 Shkurt 2024, 16:20 | Futboll

Milan “hipotekon” kualifikimin, kuqezinjtë mundin Rennes me 3

Këtë të enjte u luajtën dhe ndeshjet e para të fazës Play Off në Europa League. Milani është thuajse i kualifikuar më tej teksa mposhti 3-0 francezët e Ren në San Siro.

Skuadra e Stafano Piolit u shfaq që në fillim kërcënuese me Leaon që goditi traversën në minutën e 10. Megjithatë, rezultati u zhbllokua me Loftus Çik që realizoi dy gola në secilën pjesë dhe vulosi praktikisht fatin e sfidës.

Pas tij, radha ishte e Rafael Leaos që me një goditje fanatastike, la në vend portierin kundërshtar. Kaq mjaftoi që kuqezinjtë të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në fazën tjetër ndonëse ka edhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur në Francë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos