Emocione dhe shumë gola dhuruan dhe ndeshjet e tjera në Europa League. Roma barazoi 1-1 ndaj Feyenoord në stadiumin De Kuip.
Holandezët e nisën më mirë takimin teksa mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Igor Paishao. Deri në fund dhe pse dominuan në pjesën më të madhe të kohës, nuk e menxhuan rezultatin pasi ishte Romelu Lukaku që vendosi heshtjen në stadium.
Pavarësisht se Feyenoord provoi deri në fund me raste të njëpasnjëshme përballe portës, gardiani Svilar tregoi më së miri reflekset e tij.
Gjithçka do të vendoset pas një jave në Olimpico aty ku Roma pret Feyenoord për një biletë në fazën tjetër. (A2 Televizion)