Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Sylvinho dhe Zabaleta në Londër, Broja nuk grumbullohet nga Fulham

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 16:45 | Futboll

Sylvinho dhe Zabaleta në Londër, Broja nuk grumbullohet nga Fulham

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta, janë parë këtë të shtunë në Londër, në stadiumin e Fulham “Craven Cottage”, për të ndjekur nga afër sulmuesin Armando Broja në ndeshjen mes vendasve dhe Aston Villa-s.

Por për habi të tyre dhe të të gjithë tifozëve të Shqipërisë, Broja as që ishte grumbulluar fare nga Marco Silva për këtë sfidë. Sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të Fulham në rrjetin X, sulmuesi shqiptar është i sëmurë dhe për këtë arsye nuk ishte në skuadër.

Sylvinho dhe Zabaleta në Londër, Broja nuk grumbullohet nga Fulham

Broja humbi të gjithë sfidat kualifikuese të Shqipërisë për në Euro 2024 për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, por me huazimin te Fulham shpreson të rifitojë formën për të qenë sulmuesi kryesor i kuqezinjve në Gjermani.

Këtë herë, gjithsesi, udhëtimi i trajnerit drejt Anglisë për ta parë në aksion nuk shkoi ashtu siç do të kishin dashur të gjithë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi