Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Kosova cakton trajnerin e ri

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 16:35 | Futboll

Kosova cakton trajnerin e ri

Franco Foda është emëruar edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares së Kosovës pasi ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Tekniku i ri u shpreh optimist se me disa ndryshime “dardanët” do të kenë suksese të shumta, teksa u zotua se për të bërë një punë sa më të mirë do të jetojë në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tij, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se Foda është trajner i rezultateve dhe se nën drejtimin e tij pret që Kosova të bëjë histori në garat ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi