Sërish ndryshim në stol, dorëhiqet Çela, Devolli trajner i Kukësit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 12:54 | Futboll

Sërish ndryshim në stol, dorëhiqet Çela, Devolli trajner i

Vetëm 17 ditë. Kaq zgjati aventura e Emiljano Çelës në stolin e Kukësit. Menjëherë pas humbjes me Teutën, e treta me radhë prej emërimit të trajnerit më 31 janarin e kaluar, Çela vendosi të jepte dorëheqjen. Në klubin veri-lindor nuk humbën kohë dhe gjetën menjëherë pasardhësin.

Stoli do t’i besohet Bledar Devollit, 46-vjeçarit nga Gjirokastra që ka shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar, ku ka drejtuar disa skuadra.

Detyra e Devollit do të jetë të ringrejë Kukësin, që momentalisht pozicionohet në fund të renditjes dhe është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos