Real Madrid është ndalur në një barazim 1-1 nga ekipi i Ivan Balliut, Rayo Vallecano.
Në këtë ndeshje vendosën episodet e pjesës së parë, ku VAR-i ndërhyri dy herë. Reali realizoi që në minutat e para me Joselu, por goli i sulmuesit spanjoll fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa VAR-i korrigjoi vendimin e gabuar të anësorit.
Ndërkohë, po në pjesën e parë, ndërhyrja e VAR-it bëri që të akordohej penallti për ekipin e mbrojtësit të kombëtares sonë. 11-metërshin e shndërroi në gol Raul de Tomas.
Gjatë pjesës së dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte, ndërsa në fund të ndeshjes kapiteni i Realit, Carvajal, u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë barazim, Reali ndodhet 8 pikë para Barcelonës së vendit të tretë dhe 6 para Gironës ndjekëse, por me një ndeshje më pak. (A2 Televizion)