Në çerekfinalen tjetër të programuar, këtë të martë, për Kupën e Shqipërisë, Partizani udhëton në Kukës.
Dy ekipe me objektiva tërësisht të ndryshëm, këtë sezon, do të maten së bashku për një biletë në gjysmëfinale.
Demat janë favoritë në letër, por verilindorët pavarësisht rezultateve në fushë, kanë treguar se mund t’i hapin jo pak probleme ekipeve të mëdha, vlerësim maksimal kanë marrë dhe nga trajneri Orges Shehi, i cili tha se kujdesi duhet të jetë maksimal ndonëse Partizani do të hyjë në fushë vetëm për fitore. Takimi luhet në orën 13:30 në Kukës. (A2 Televizion)