Tirana dy vite pa fituar në Durrës, bardheblutë gati për Teutën në Kupën e Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
19 Shkurt 2024, 11:22 | Futboll
Tirana dy vite pa fituar në Durrës, bardheblutë gati për

Të martën, rikthehet Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e para të çerekfinaleve. Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”.

Pas humbjes në derbi, bardheblutë e zhvendosin vëmendjen te trofeu i dytë për nga rëndësia. Kryeqytetasit kanë dy vite që nuk fitojnë në Durrës, megjithatë kjo nuk e tremb aspak trajnerin Julian Ahmataj, i cili në konferencën për shtyp tregoi se kryeqytetasit do bëjnë çmos për ta siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Sipas tij, Kupa e Shqipërisë është një prej synimeve të Tiranës, këtë sezon. Takimi do të luhet të martën në orën 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos