Vdes në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë, Bayern dhe Interit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 10:05 | Futboll

Vdes në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë, Bayern

Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës, pas një arresti kardiak, njoftojnë mediat sportive.

Brehme, përveçse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990, kundër Argjentinës me një goditje dënimin në minutën e 85-të.

Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.

Vdes në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë, Bayern

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai nisi karrierën si trajner dhe klubi i parë që do të drejtonte ishte pikërisht ai që nisi karrierën, FC Kaiserslautern. Aty do të qëndronte për dy vite, ku më pas u shkarkua, pasi ekipi rrezikoi rrëzimin nga kategoria.

Më pas, ai mori drejtimin e Unterhaching, kur do të lirohej nga detyra në vitin 2005, ndërsa pas kësaj eksperience do të ishte asistent trajner te Stuttgart, ku u shkarkua pas disa muajsh në klub. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos