Rrufe në qiell të hapur! Julian Ahmataj nuk është më trajner i Tiranës. Humbja në Derbi, nuk është kaluar lehtë nga drejtuesit bardheblu që kanë vendosur të mbyllin aventurën me 44-vjeçarin vetëm pas disa muajsh.
Ahmataj mori drejtimin e Tiranës që prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin. Në 19 ndeshje në total, 44-vjeçari regjistroi 7 fitore, 6 humbje dhe 6 barazime.
Emri që qarkullon më së shumti për t’u ulur në stolin bardheblu është njëri ndërmjet Erbim Fagut dhe ish-ndihmës trajnerit të Tiranës, Erjon Xhafa.
Ndërkohë Julian Ahmataj do të marrë rolin e drejtorit teknik të klubit. (A2 Televizion)