Sot do të luhen dhe dy ndeshje të tjera në kuadër të fazës së 1/8 në Champions League. Spikat supersfida mes Napolit dhe Barcelonës në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kampionët e Italisë janë shumë larg pritshmërive këtë sezon, po kalojnë një periudhë të errët në Serie A, pasi aktualisht pozicionohen në vendin e 9 për këtë arsye arena europiane mund të jetë shpëtimi i vetëm i këtij sezoni.
Në stol do të debutojë trajneri i ri Francensco Calzone, i cili ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me italianët. Në anën tjetër, edhe tek Barcelona nuk paraqitet situata më e mirë.
Balde, Gavi, Alonso dhe Ferran Torres janë mungesa të sigurta për trajnerin Cavi, ndërsa në dyshim është Joao Felix. Ndërkohë italianët do të luajnë me formacionin më të mirë.
Edhe ndeshja tjetër është mjaft interesante. Porto pret Arsenalin në shtëpi me synimin për të hedhur një hap drejt kalimit në çerekfinale. Portugezët mund të përfitojnë nga fakti se topçinjtë vijnë me një infermieri të mbushur.
Partey e Zinchenko janë dy mungesa të sigurta ndërsa në dyshim janë Jesus, Vieira dhe Tomijasu. Sa i përket ndeshjeve që këto dy skuadra kanë luajtur bashkë, “Topçinjtë” kryesojnë me 3 fitore, portugezët kanë 2, ndërkohë një sfidë është mbyllur në barazim.
Megjithatë, kur vjen puna te Champions League, statistikat janë vetëm në letër, pasi në fushë pritet një tjetër histori. (A2 Televizion)