Emocione dhe spektakël, por në fund vendos vetëm një gol në supersfidën mes Interit dhe Atletikos në Champions League. Zikaltërit mundën minimalisht madrilenët në San Siro në ndeshjen e parë të fazës 1/8 .
Italianët krijuan disa raste që në fillim me Thuram dhe Martinez, por pas dëmtimit të francezit i takoi Arnautovic të bënte heroin për teknikun Inzaghi.
Në fraksionin e dytë, pas një goditje të fortë të Lautaros, topi iu kthye sllovenit që me lehtësi dërgoi topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që San Siro të shpërthente në festë. Zikaltërit kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale ndonëse ka dhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur në Madrid më 13 mars.
Në takimin tjetër, PSV Eindhoven u ndal në një barazim 1-1 ndaj Borussia Dortmund në shtëpi. Holandezët e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe, pasi u ndëshkuan nga ish lojtari i tyre Malen.
Megjithatë pas shumë tentativash, holandezët rihapën sfidën falë një penalltie të realizuar saktë nga De Jong. Ekipi nga Eindhoven dominoi në fushë përgjatë gjithë kohës, por rezultati nuk ndryshoi. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Dortmund, që do të luhet më 13 mars. (A2 Televizion)