Përballja e futbollistëve veteranë kthehet në arenë boksi, grushte dhe shkelma mes lojtarëve

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 12:20 | Futboll

Përballja e futbollistëve veteranë kthehet në arenë

Një skenë e turpshme është regjistruar së fundmi në Divizionin e 3-të të Veteranëve Galicianë të dielën e kaluar. Në një ndeshje mes Campanal de Loureda FC dhe Silva Sociedad Deportiva, të luajtur në Meicende (Arteixo), ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy skuadrave që përfundoi me lëndime dhe grushta.

Raportohet në një deklaratë të Silva Sociedad, se dy nga lojtarët e saj pësuan "një frakturë të pjesës së pasme të trupit mandibular të djathtë dhe dhimbje pas traumatike të qafës me kontuzion të fytyrës, kontuzion të krahut të djathtë, kofshës dhe këmbës së majtë".

Ndërsa Campanal de Loureda nuk ka komentuar, Silva gjithashtu siguron se "është një video e turpshme, për të dy klubet dhe për sportin e futbollit në përgjithësi, për të cilën duam t'i kërkojmë faljet më të thellë të gjithë familjes së futbollit veteran në përgjithësi".

Në të njëjtën mënyrë, ata vërtetojnë se “hapja e një dosjeje është e vendosur për të sqaruar gjithçka ka ndodhur rreth ndeshjes së sipërpërmendur ”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë