Interi në pengesën e Champions me emrin Atletico, Dortmundi mat forcën me PSV

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 11:29 | Futboll

Interi në pengesën e Champions me emrin Atletico, Dortmundi mat

Mbrëmjen e kësaj të marte, rikthehet magjia e Champions League me ndeshje të bukura, ku spektakli dhe emocionet janë të garantuara. Spikat supersfida Inter-Atletico Madrid në San Siro.

Dy skuadra të forta që do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin që në ndeshjen e parë. Duelin e vetëm zyrtar që këto dy ekipe janë përballur është në vitin 2010 në Superkupën e Europës, ku në fund madrilenët fituan 2-0.

Sa i përket organikës së dy skuadrave, sot mungesa e vetme e zikaltërve është Acerbi i dëmtuar, ndërsa në anën tjetër, miqtë bëjnë llogaritë pa Aspilikueta dhe Lemar.

Ndeshje interesante është dhe ajo mes PSV Eindhoven dhe Dortmund. Dy skuadra të forta do të matin forcat në Holandë me objektivin e vetëm fitoren.

PSV po kalon një formë të shkëlqyer në elitën e futbollit holandez ku ka blinduar kreun me 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Nga ana tjetër, Dortmund vjen si favorite në letër, të paktën statistikat në përballjet mes këtyre dy skuadrave flasin për të.

Problem te gjermanët mbetet mungesa e Adejeme, i cili është i dëmtuar, ndërsa holandezët do të luajnë me formacionin më të mirë. Takimi PSV Eindhoven-Dortmund do të nisë në orën 21:00. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos