Pas barazimit ndaj Chelsit në fundjavë, Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League. Qytetarët mundën minimalisht Brentford dhe tani janë një pikë larg Liverpool-it kryesues.
Dueli i prapambetur i javës së 18-të, ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat. Kjo u pa që në fillim me dy ekipet që tentuan me raste të njëpasnjshme.
Derisa në momentin më të mirë, ishte Erling Haland në minutën e 71 që vulosi 3 pikët e takimit. Ndërkohë sa i përket portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, sërish nuk u preferua nga trajneri Tomas Frank.
Pas këtij suksesi, City është në vendin e dytë me 56 pikë, 1 më shumë se Arsenali i vendit të tretë, ndërsa Liverpool kryeson me 1 pikë më shumë. (A2 Televizion)