Dinamo mund Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e katërt

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 19:17 | Futboll

Dinamo mund Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e katërt

Dinamo mund Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e katërt në kampionat. Në ndeshjen e prapambetur, kryeqytetasit fituan minimalisht ndaj korçarëve në transfertë dhe tani besojnë realisht tek objektivi Final 4.

Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund vendosi goli i Lorenco Vilës nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Deri në fund, korçarët tentuan për të marrë qoftë dhe një pikë nga ky takim, por nuk ia dolën dot.

Pas ndeshjes, trajneri Mehmeti u shpreh i kënaqur me atë çfarë djemtë dhanë në fushë, ndërsa nuk e mohoi dhe objektivin e skuadrës për Final 4, ndërkohë tekniku Ivan Gvozdenovic tregoi se duelin e vendosi vetëm një episod.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos