Këtë të enjte do të luhen dhe ndeshjet e kthimit për play-off-in e Conference League. Milani përballet me francezët e Rennes në një ndeshje thjesht për formalitet për kuqezinjtë, pasi fituan 3-0 takimin e parë.
Milanistët janë thuajse të kualfikuar më tej, megjithatë siç theksoi dhe tekniku Stefano Pioli, nuk priten ndryshime të mëdha në formacion.
Përveç Oliver Giroud dhe Luftus Cheak, pjesa tjetër është në fushë.
Llogaritë janë të hapura në Olimpico, aty ku Roma pret Feyenoordin për një biletë më tej. Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, për këtë arsye dy ekipet do të luftojnë shumë sot për t’u kualfikuar më tej. (A2 Televizion)