Liverpool ''përmbys'' Luton në shtëpi, 4 pikë larg City

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 11:31 | Futboll

Liverpool ''përmbys'' Luton në shtëpi, 4

Liverpool vijon i qetë marshimin në Premier League. The Reds përmbysën 4-1 Luton në Anfild. Një ndeshje të bukur dhe me plot emocione për ekipin e Jurgen Klopp.

Fillimi nuk ishte i mirë pasi u ndëshkuan nga Ogbene në minutën e 17. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve, ndërsa në fraksionin e dytë u pa një tjetër skuadër nga Klopp.

Virgil Van Dik dhe pas tij Gakpo përmbysën rezultatin brenda dy minutash. Por spektakli i The Reds nuk u mbyll me kaq. Luis Diaz dhe në fund Elliot hipotekuan 3 pikët e takimit.

Një fitore me vlerë për Liverpool që mban vendin e parë në Premier League me 60 pikë, 4 më shumë se Manchester City, i vendit të dytë ndonëse qytetarët kanë një ndeshje më pak.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos