Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Kane shpëton Bayern, dy golat e anglezit vlejnë 3 pikë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 21:38 | Futboll

Dy humbje radhazi që mund t’i kushtojnë titullin kampion të këtij sezoni në Bundesligë, e kthyen sfidën e kësaj të shtune përballë Leipzig në një test force për Bayern Munich.

Djemtë e Tuchel u rikthyen të luajnë dhe mposhtën Leipzig me rezultatin 2-1, duke ia besuar fitoren dy golave të anglezit Harry Kane.

Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë në minutën e ’56 dhe me golin e dytë në të ’91 iu kundërpërgjigj vendosjes së ekuilibrave nga Benjamin Sesko për miqtë.

Dygolëshi i bomberit treluan blen 3 pikë dhe vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Pas kësaj fitoreje Bayern renditet në vendin e dytë me 53 pikë, duke ndjekur Leverkusenin që nuk njeh humbje prej 4 sfidash radhazi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli