Messi nuk ndalet me klasin dhe spektaklin që dhuron në fushën e blertë. Këtë herë, kampioni i botës mori vëmendjen pas një driblimi fanatastik.
Fituesi i 8 topave të artë kaloi çdo lojtar madje dhe futbollistin e dëmtuar në fushë, por goditja e tij u ndal në momentin final.
Kjo lëvizje e bukur e “pleshtit” u bë menjëherë viral në internet. Përveç klasit, Lionel Messi ishte dhe një nga protagonistët në ndeshjen që Inter Miami fitoi 2–0 ndaj Real Salt Lake. Edhe pse nuk shënoi, Messi dhuroi assist për golin e pare të Tejlor, ndërsa në të dytën aksioni nisi prej tij.
Messi really chipped a player who was down injured ???? pic.twitter.com/BN3fpsDjxy (A2 Televizion)
— B/R Football (@brfootball) February 22, 2024