Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Klubi i heq pezullimin, Cikalleshi rikthehet në stërvitje me Konyaspor

Nga Erald Kodhelaj
13 Janar 2024, 17:26 | Futboll

Klubi i heq pezullimin, Cikalleshi rikthehet në stërvitje me Konyaspor

Kërkesa zyrtare për të marrë pagat e prapambetura bëri që Konyaspor të vendoste pezullimin e Sokol Cikalleshit. Megjithatë, klubi turk e kuptoi shpejt gabimin, mbi të gjitha në fushën e lojës, ku u turpërua me rezultatin 7-1 nga Fenerbahçe.

Duke qenë se futbollisti shqiptar është një prej emrave më të rëndësishëm të ekipit dhe kishte të drejtë në pretendimin e tij, tashmë drejtuesit ia kanë hequr pjesërisht pezullimin, duke e lejuar të kthehet në stërvitje.

Mbetet për t’u parë se kur do të nisë aktivizimi i sulmuesit kuqezi, që mban edhe shiritin e kapitenit, apo nëse ai do të shfrytëzojë merkaton e janarit për të gjetur një ekip të ri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli