Kumbulla dëmtohet ndaj Barcelonës, rrezikon ndeshjet e Kombëtares

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 13:04 | Futboll

Kumbulla dëmtohet ndaj Barcelonës, rrezikon ndeshjet e Kombëtares

Derbi i Barcelonës i ka kushtuar shumë Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha pas 39 minutave lojë, shkruan A2 CNN.

Zëvendësimi erdhi kur Barcelona kryesonte me rezultatin 3-0 përballë Espanyol, me mbrojtjen e miqve që po vuante kualitetin e emrave si Dani Olmo, autor i dy golave, por edhe Rafinha, Lewandowski dhe Yamal.

Kumbulla ndjeu probleme muskulore dhe stafi teknik i Espanyol njoftoi se kjo ishte një masë paraprake, për të mos e përkeqësuar situatën e futbollistit.

Derbi katalanas përfundoi me fitoren 3-1 të "blaugranave". Lëndimi i Kumbullës nuk është një lajm i mirë për Kombëtaren, pasi erdhi vetëm pak ditë përpara grumbullimit për sfidat e “Nations League” me Çekinë dhe Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos