Sokol Cikalleshi bëhet futbollisti më i ri i Adanaspor në Kategorinë e dytë turke. Menjëherë, pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Traktorit në Iran, sulmuesi nga Kavaja ka zgjedhur që e ardhmja e tij të jetë në Turqi, aty ku ka kaluar dhe pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij.
Më parë 34-vjecari ka qenë pjesë e Koniasporit dhe Gëztëpe, ndërsa tani me Adanaspor e pret një tjetër sfidë.
Skuadra e re Cikalleshit, aktualisht renditet në vendin e 19-të në Ligën e Dytë turke, me vetëm 15 pikë në 18 ndeshje. Siç raportohet nga klubi, Sokol Cikalleshi do të mbërrijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor. (A2 Televizion)