Milik ''shpëton'' Juventusin dhe kualifikohet në finalen e Kupës

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 00:15 | Futboll

Milik ''shpëton'' Juventusin dhe kualifikohet në

Juventus mundet 2-1 nga Lazio në Olimpico, por siguron finalen e Kupës së Italisë, pas suksesit 2-0 në Torino.

Në mundësinë e parë, kryeqytetasit kaluan në avantazh me Castellanos që realizoi me kokë pas 12 minutash lojë. Nga ana tjetër Vlahovic kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por gjithçka u ndal në momentin final.

Në pjesën e dytë, Lazio shtoi dhe më shumë forcat dhe dyfishoi shifrat me të njëjtin protagonist Valentin Castellanos.

Megjithatë në momentin më të mirë, Milik la dhe firmën e tij dhe i dhuroi një biletë Juventusit në finalen e Kupës.

Zonja e Vjetër kalon më tej pas fitores 2-0 në ndeshjen në Torino ndërsa Lazio i jep këtu lamtumirën trofeut.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli