“Mungojnë dy penallti për PSG”, polemika për gjykimin pas kualifikimit të Dortmund në finale

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 08:19 | Futboll

“Mungojnë dy penallti për PSG”, polemika për gjykimin

Gjashtë shtylla ndërmjet ndeshjes së parë dhe të kthimit, padyshim që tregonin fatin e keq që e përndoqi Paris Saint Germain, duke i mohuar francezëve finalen e Champions League në Ëembley.

Djemtë e Luis Enrique u eliminuan nga Borussia Dortmund, me gjermanët që rrëmbyen dy fitore me rezultatin minimal 1-0 në çdo ndeshje.

Por pas eliminimit të gjigandëve francezë ka diskutime edhe për disa vendime të dyshimta të arbitrave, që mund të kishin ndryshuar rjedhën e gjysmëfinales.

Ish-arbitri i mirënjohur italian Graziano Cesari ka vërejtje të shumta për arbitrimin e bashkëkombësit të tij Daniele Orsato në ndeshjen që u luajt në “Parc des Princes”.

Vetëm nota 5 për arbitrimin e Orsatos. Cesari gjykon se dy penallti mungojnë për PSG. Ai konsideron si penallti ndërhyrjen e Schlotterbeck ndaj Mbappé dhe Hummels ndaj Dembélé.

Dy episode, në të cilat nuk ndërhyri as VAR-i dhe sipas Cesarit mund të ndryshonin realisht rezultatin e kualifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos