Të gjithë në këmbë për Ernest Muçin, shqiptari çon Beshiktashin në finalen e Kupës së Turqisë

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 21:38 | Futboll

Të gjithë në këmbë për Ernest Muçin,

Ka mjaftuar një gol i Ernest Muçit dhe Beshiktashi është kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë për sezonin 2023-2024.

Shqiptari realizoi një gol jashtëzakonsisht të bukur me një goditje potente duke ngritur peshë të 60 mijë tifozët që po ndiqnin në stadium përballjen ndaj Ankaragucu.

Ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar në barazim 0-0, teksa Beshiktashit duhet të të presë deri nesër për të zbuluar kundërshtarin mes Trabzonspor dhe Karagumruk.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos