Turpërohet Man. United, Crystal Palace fiton 4-0

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 16:51 | Futboll

Turpërohet Man. United, Crystal Palace fiton 4-0

E hëna e futbollit në Premier Ligë nuk e ndryshoi sezonin katastrofik të Manchester United. Djajtë e Kuq u turpëruan nga Kristal Palas, me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Olise hapi serinë e golave për vendasit pas vetëm 12 minutave lojë, teksa vulosi edhe pokerin fitues në të 66-ën. Rrjetat e tjera për Kristal Palas u realizuan nga Mateta dhe Miçell.

Me këtë disfatë, Mançester United nuk arriti të kapte Newcastle në vendin e gjashtë të renditjes. Përkundrazi, Djajtë e Kuq rrezikon nga Chelsea në garën për një vend në kupat e Europës, me dy skuadrat që ndajnë vendin e shtatë në kuotën e 54 pikëve, por londinezët kanë diferencë më të mirë golash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos