Atalanta mposht Salernitanën dhe kap vendin e pestë

Nga Dea Kozma
7 Maj 2024, 16:45 | Futboll

Atalanta mposht Salernitanën dhe kap vendin e pestë

Atalanta fitoi 2-1 në transfertën me Atalantën dhe kap Romën në vendin e pestë të renditjes në kampionatin italian.

Bergamaskët kthehen në këtë mënyrë në zonën Champions, teksa kanë edhe një ndeshje më tepër se rivalët për të luajtur.

Edhe pse ka rënë matematikisht nga kategoria, Salernitana zhvilloi një pjesë të parë loje mjaft të mirë, madje kaloi në avantazh pas 18 minutave, me rrjetën e Çauna-s.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gasperinit arriti të përmbyste disavantazhin në harkun e 6 minutave. Në të 57-ën, Skamaka realizoi golin e barazimit, ndërsa në minutën e 63-të ishte Kopmajners që i dha fitoren bluzinjve.

Periudha e zjarrtë e sezonit për Atalantën nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Tashmë ata i pret gjysmëfinalja e kthimit në Europa League kundër Marsejës, më pas vjen sfida direkte kundër Romës për biletën në Champions dhe në fund finalja e Kupës së Italisë kundër Juventusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos