Mungojnë vëllezërit Shpendi, Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2024, 11:20 | Futboll

Mungojnë vëllezërit Shpendi, Bushi publikon listën e

Tekniku i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi ka publikuar listën me 22 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore që do të luhen më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë.

Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Bushi ka zgjedhur të provojë të rinjtë premtues të Superligës, duke ftuar tetë lojtarë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa 14 të tjerët aktivizohen në kampionate jashtë vendit.

Në listë bie në sy emri i mbrojtësit të Arsenalit, Maldini Kacurri, i cili grumbullohet për herë të dytë nga Bushi, por vërehet edhe mungesa e dy vëllezërve që luajnë në futbollin italian, Cristian dhe Stiven Shpendi.

Mungojnë vëllezërit Shpendi, Bushi publikon listën e

Po ashtu mungon Fetah Fetahi, i cili ka fituar besimin e teknikut brazilian Silvinjo duke u grumbulluar sërish nga Kombëtarja A për sfidat e Ligës së Kombeve që do të luhen përballë Çekikës dhe Ukrainës me 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania”.

Sakaq, të dy takimet miqësore të Kombëtares U-21 do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në orën 14:00, ndërsa më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos