Spektakolar në Champions, Milan interesohet për Zhegrovën

Nga Dea Kozma
9 Nëntor 2024, 14:31 | Futboll

Spektakolar në Champions, Milan interesohet për Zhegrovën

Edon Zhegrova në radarët e Milanit. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të jashtëzakonshme me francezët e Lille, ndërsa në Champions League është kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën.

Golat ndaj Realit dhe Atleticos si dhe asisti i dhënë në ndeshjen me Juventusin bënë që edhe klubet e mëdha europiane të shfaqin interes për 25-vjeçarin. Jo vetëm Atalanta dhe Juve, dy skuadrat që e kërkuan shqiptarin që në merkaton e verës, por për shërbimet e sulmuesit dardan së fundmi është përfshirë edhe Milan.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë interesohen seriozisht për sulmuesin dhe fakti që Zhegrova ka qenë një tifoz i Milanit që ku ka nisur të luajë futboll, mund ta bëjë këtë transferim dhe më të lehtë. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Atalanta është një hap përpara pasi e sheh Zhegrovën si zëvendësuesin ideal të Lookman, i cili me shumë gjasa do të largohet në verë.

Vlera e kartonit të Zhegrovës shkon nga 15-20 milionë euro, por kjo shifër mund të ndryshojë pas spektaklit që ai ka dhuruar me Lille në Francë dhe mbi të gjitha në arenën e madhe të Champions League në tre ndeshjet e fundit, kundër Real, Atletico Madrid dhe Juventus.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos