Të luash përballë Çelsit në “Stemford Brixh” është një kënaqësie veçantë, por edhe rrezik të turpërohesh. Kjo i ka ndodhur armenëve të Noah, skuadrës ku militon sulmuesi shqiptar Erald Çinari.
Blutë e Londrës fituan me rezultatin 8 me 0 ndeshjen e katërt në Conference League, me Zhoao Feliks dhe Nkunku që realizuan nga dy gola secili.
Çinari qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës dhe u ndëshkua me karton të verdhë në shtesë.
Në takimet e tjera, Fiorentina u mposht në mënyrë surprizë në fushën e APOEL Nikozia-s me rezultatin 2 me 1. Fitore regjistruan skuadra si Gent, Legia e Varshavës dhe Betis. (A2 Televizion)