Didier Deschamps ka sqaruar se vendimi për të mos e grumbulluar Kylian Mbappé nuk ka lidhje me akuzat për ngacmim seksual që janë ngritur ndaj tij nga shtypi suedez, por është një zgjedhje personale e trajnerit.
Ai ka theksuar se "problemet jashtë fushës nuk ndikojnë në grumbullimin e tij, pasi ekziston dhe duhet të ekzistojë një prezumim pafajësie."
Sidoqoftë, sipas disa raporteve të mediave, kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë e përjashtimit, duke pasur parasysh një rast të ngjashëm me Karim Benzema, i cili u përjashtua nga Franca për pesë vjet për shkak të një skandali me një video private, duke humbur kështu mundësinë për të marrë pjesë në Botërorin e 2018, shkruan A2.
Mbappé po kalon një periudhë të vështirë, jo vetëm për shkak të këtyre akuzave, por edhe për shkak të një fillimi të dobët të sezonit te Real Madridi.
Nga ana tjetër, nga rrethi i tij i ngushtë fliten spekulime se Mbappé mund të ketë oferta nga klubet saudite, pasi një vit më parë Al-Hilal ofroi një shumë marramendëse për të blerë sulmuesin. Nëse situata në Madrid nuk përmirësohet, Mbappé mund të konsiderojë një largim nga klubi, mundësisht në fund të sezonit, për një transferim të bujshëm. (A2 Televizion)