Lajm i keq nga Turqia, Icardi humb sezonin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 18:34 | Futboll

Lajm i keq nga Turqia, Icardi humb sezonin

Një lajm i keq vjen nga futbolli turk, ku futbollisti Mauro Icardi duket se do të humbasë të gjithë sezonin për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e Europa League, përballë Tottenham.

Argjentinasi u detyrua të largohej nga fusha e lojës 5 minuta pa mbaruar ndeshja për shkak të dhimbjeve.

Klubi turk deklaroi se Mauro do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë pasi ka këputur ligamentet, shkruan A2.

Koha e rikuperimit të ligamentit mund të shkojë deri në nëntë muaj.

Icardi u transferua në Turqi në vitin 2022. Ai ka shënuar 61 gola në 86 paraqitje për klubin nga Stambolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos