Rey Manaj i shënon Fenerbahce, por dorëzohet përballë Dzekos

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 19:46 | Futboll

Rey Manaj i shënon Fenerbahce, por dorëzohet përballë Dzekos

Rey Manaj i ka dërguar një sinjal pozitiv trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho.

Sulmuesi shqiptar i Sivassporit, ka arritur që të shënoj një gol në minutën e 50, duke treguar klas në sjelljen e tij përballë portës.

Mirëpo, pavarësisht golit të tij, kjo nuk mjaftoi që Sivasspor të marrë 3 pikët e nevojshme.

Kjo pasi takimi u mbyll 4-1 në favor të Fenerbahces në ndeshjen e luajtur në “Sukru Saracoglu Stadium“.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos