Roma mund Genoan dhe siguron tri pikë të rëndësishme

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 16:55 | Futboll

Roma mund Genoan dhe siguron tri pikë të rëndësishme

Roma mposhti Genoa-n ne Olimpico me rezultatin 3-1 dhe mori tre pikë të rëndësishme. Kryeqytetasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 25-të fale golit të Dovbyk, por Genoa barazoi shpejt me Masinin, vetem 8 minuta më vonë.

Për 23 vjeçarin, ky ishte goli i tij i parë me serie A.

Në fraksionin e dytë, El Shaarawy realizoi dhe riktheu avantazhin  e verdhekuqve ndërsa në minutën e 73-të, një autogol vulosi rezultatin 3-1 të sfidës.

Pas këtij takimi, Roma është në kuotën e nëntë me 27 pikë ndërsa Genoa në vendin e 11 me 23 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos