Sadiku, gol dhe asist në Indi

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 21:45 | Futboll

Sadiku, gol dhe asist në Indi

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë në elitën e kampionatit indian. Në takimin që skuadra e tij, Mohuan Bagan luajti ndaj Jamshedpur, Sadiku shënoi në mintën e 29.

Gjithashtu, sulmuesi dha asistin e golit të tretë të realizuar nga Nasiri, në minutën e 80-të.

Me këtë trepikësh skuadra e Sadikut kryeson kampionatin indian me pikë të plota, 12, katër fitore në katër ndeshje të luajtura, duke u konfirmuar si pretendent kryesor për titullin kampion.

Për 32-vjeçarin, i cili ka luajtur edhe në Spanjë e Bolivi gjatë karrierës së tij, kjo ishte ndeshja e katërt me fanellën e Mohuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos