Shqipëria ka harruar si shënohet, mposhtet në shtëpi edhe nga Luksemburgu

Nga A2 CNN
6 Qershor 2026, 22:00 | Futboll

Shqipëria ka harruar si shënohet, mposhtet në shtëpi edhe

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër disfatë në ndeshjet miqësore, duke u mposhtur në “Air Albania” nga Luksemburgu me rezultatin 0-1.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri i ri Rolando Maran, pas paraqitjes zhgënjyese në takimin e mëparshëm ndaj Izraelit.

Tekniku italian kishte zgjedhur të bënte disa ndryshime në formacion, në përpjekje për t’i dhënë një tjetër fytyrë skuadrës, por lëvizjet e tij nuk dhanë efektin e pritur.

Luksemburgu goditi shpejt, duke kaluar në avantazh që në minutat e para të sfidës përmes Sinanit.

Pavarësisht përpjekjeve për të reaguar, Shqipëria vuajti sërish në fazën sulmuese, ndonëse trajneri i provoi të gjitha "kartat".

Në dy ndeshjet e para nën drejtimin e Maran, Shqipëria jo vetëm që ka pësuar dy humbje, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos