Shqipëria mundet thellë nga Kili në një ndeshje për t’u harruar

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 22:51 | Futboll

Shqipëria mundet thellë nga Kili në një ndeshje për

Shqipëria e ka nisur vitin me një humbje 3-0 përballë Kilit, në një ndeshje miqësore të luajtur në Parma.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime.

Ndërkohë, dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj dhe Armando Broja, i aktivizuar në pjesën e dytë, nuk arritën të krijonin raste shënimi.

Edhe debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak më shumë se 20 minuta.

Ndeshja e radhës e Kombëtares do të jetë pas tri ditëve, në Stokholm përballë Suedisë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli