Polonia me një këmbë në Europian

Nga Dea Kozma
22 Mars 2024, 11:33 | Futboll

Polonia me një këmbë në Europian

Polonia nuk e diskutoi fitoren ndaj Estonisë teksa e mundi atë 5-1. Një ndeshje e lehtë për polakët që pjesën e parë e mbyllën me avantazhin minimal të Frankosfskit, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan dhe 4 gola të tjerë.

Zielinski, Piotrovski, Mets, Szimanski mbyllën goleadën e Polonisë, ndërsa Husar shënoi golin e nderit për Estoninë. Po në ligën A, Uellsi turpëroi 4-1 Finlandën dhe siguroi një biletë për në finalen e Play Offit.

Bruks dhe Uilliams me një supergol bënë gjithçka më të lehtë për Uellsin, ndërsa Puki në fundin e pjesës së parë shkurtoi diferencat. Në pjesën e dytë, Xhonson dhe pas tij Xhejms hipotekuan kalimin në finalen e Play Off-it aty ku do të përballen e Poloninë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli